ANKESA PËR PRITJE TË GJATA NËPËR KUFIJ
Kolona të gjata pritjeje për të hyrë në shtetin e Maqedonisë, pikërisht në piken kufitare Tabanoc, disa nga qytetaret e anketuar nga ekkipi i TV KlanM, të cilët vinin nga mërgimi për tu kthyer në vendlindje u ankuan se kanë pritur një kohë të gjatë për të kaluar piken kufitare, ndërsa kishte edhe nga ato qytëtarë të cilet deklaruan se ia vlenë pritja për të ardhur në vendlindje.
– Thuaj se një orë e gjysmë jemi këtu
– E në kufirin tjetër?
– Nga Hungaria për në Serbi, pritem 4 orë, mbrëm ndejtem në Beograd për të pushuar e që me ditë të kalojmë kufirin por edhe këtu shumë kolona sic e shihni edhe vetë.
– Nga Gjermanis ke ardhur me familjen?
– Po nga Gjermania jam me këto dy djemtë
– Sa ditë do të rrini?
– Do e martojmë vëllaun e vogel dhe do të rrim dy javë, deklaroi një mërgimtarë.
E nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë deklaruan se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vendin tonë pritet nga 40 minuta deri në 1 orë, ndërsa në pikën kufitare Bogorodicë pritja për dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Murse Almakos vecmë ka shkruar se Ministri i diasporës, Xhemail Çupi para disa ditëve njofroi se doganat nuk kanë marë parasysh propozimet e kësaj ministrie për lehtësim të kalimit të mërgimtarëve në kufi.
“Në maj të këtij viti, Kabineti im, dorëzoi një shkresë deri te Drejtoria Doganore me propozim për lehtësimin e disa shërbimeve për diasporën tonë. Kërkuam për hapjen e korsieve të posaçme në pikat kufitare për mërgimtarët tanë, veçanërisht gjatë pushimeve verore ku realisht ka për nevojë më të madhe për t’i ndihmuar ata dhe për të shmangur pritjet e tepërta. Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet tona, deri më tani nuk kemi mundur të marrim përgjigje pozitive dhe të sjellim ndryshime, gjegjësisht lehtësim të rrethanave për diasporën gjatë hyrjeve në vendin amë, kjo nuk do të thotë se nuk do të vazhdojnë përpjekjet tona, por me një shpresë në një të ardhme të afërt do të gjendet një zgjidhje e pranueshme që nuk do të binte ndesh me kuadrin ligjor në lidhje me zbatim të barabartë të hyrjeve-daljeve në pikat kufitare për të gjithë personat”, ka sqaruar Çupi.
Doganat e Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë dalë me ndonjë sqarim se pse nuk ka ende përgjigje pozitive ndaj ketyre propozimeve të diasporës.