Koha që partitë shqiptare me ndryshimet kushtetuese të hapin temën për avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve
Shkruan: Etem Xheladini
Tani më pajtohenë të gjitha subjektet politike shqiptare ku do që veprojnë se statusi juridiko-kushtetues për shqiptarët në R. Maqedonisë V, nuk është i zgjidhur edhe pas tri dekadave e gjysëm pas rënjës të pushtetit të njëmendësisë.
Nga këto padrejtësi, po edhe neglizhencës që treguanë subjektet politike shqiptare, për këto vite pësoi, e po pësonë popullata shqiptare e pa fajshme, e pa mbrojtur nga pushteti me zgjidhjet gjysmake si: shqiptarët jo element shtetëformues, gjuha e 20 % (përqindshit), flamuri shqiptar për një të tretën më i vogël se ai maqedonas, po edhe përdorimin me kufizime e deformitete tjera.
Ky realitet de fakto, po edhe de jure është faktori i destabilitetit, duke e përfshirë kryesisht dezinformimin për kaosin, për këto vite që na propaganduan politikëbërsit e korruptuar, që na përfaqësuan me participimin e tyre në Qeverin e Maqedonis së V.
Partitë shqiptare qofshin pozitë, apo opozitë duhet me çdo kushtë të hapin këtë temë për avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve, sepse sikur shumë subjekte politike që vepruan këto vite, po edhe këto aktuale të njejtin fatë do të kenë, shkuarjen në historinë e turpit.
Themi historin e turpit pasi edhe pas tri dekadave e gjysëm statusi juridiko-kushtetuesë është më i disfavorshëm për shqiptarët e R. Maqedonisë V, se në sistemin e njëmendësisë ku kemi qenë elementë shtetëformues me kushtetutën e 74.
Ja kemi borxh rinisë tonë të punojmë me nder e përkushtim, si subjektet politike shqiptare, sektorin civilë shqiptar të organizohen e mobilizohen për rezistencë ndaj pushtetit maqedonasë, me qëllimë të avansimit të statusit juridiko-kushtetues të shqipëtarëve.
Është për të ardhur keqë se këto problemet e persekutime të mëdha po i përjetojnë vetëm shqiptarët, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, shteti amë – Tirana, por edhe Kosova – Prishtina i mbyllin veshët dhe sytë dhe lejojnë që pushteti maqedonasë të vazhdojnë me avazin e vjetër para syve të tyre, po edhe botës.