Koalicioni “VLEN” padi në Administrative kundër vendimit të KSHZ-së
Përfaqësuesi i autorizuar i koalicionit “VLEN”, mbrëmë ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili e ka refuzuar kundërshtimin e tyre për anulimin e votimit në një vendvotim në Likovë.
Gjykata Administrative njoftoi se është formuar lëndë pas padisë së kandidatit për president Arben Taravari dhe seanca publike do të mbahet pasdite.
Sipas Kodit Zgjedhor, padia shqyrtohet brenda 48 orëve nga dorëzimi. Vendimi i Gjykatës Administrative është përfundimtar.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se rezultatet përfundimtare zyrtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale do të shpallen menjëherë ose më së voni brenda 24 orëve pas përfundimit të gjithë procedurës.