May 19, 2024
Opinion

Klounat me mençurinë e Majmunit dhe me forcë të madhe komerciale

Shkruan:Skender Sherifi, Bruksel

Sot kultura globale quhet informacioni telegrafik i shpjet në google apo në një rrjetë të internetit, ose çka ka thenë filani e fisteku, një « influencues IKS – i kotë,
por i cili i ka disa miliona fansa, që i ndjekin për çdo ditë këshillat e tij në çfarëdo fushe të jetës praktike, dhe i cili do paguhet më vonë nga vet firmat për ta vazdhuar atë propagandim publicitarë në favorin e produkteve të tyre. Mirëpo, kush janë këta influencues aq të fuqishëm sot? A mos janë Fan Noli, Konica, Frashëri, Fishta, Edgar Allan Poe, Erasmusi, apo adoleshenta të vonuar, që nuk dijnë me t’i artikuluar 3 fraza me shkrim siç duhet, ose për ta caktuar Holandën apo Suedinë në hartën gjeografike?

Dhe po na vijnë sot, gjithë ata Klouna
me mençurinë e Majmunit për sa i përket anës komerciale, shumë fuqishëm, me një
program ultra gjenial të nivelit të Akademisë së Londrës : për të na mësuar, sesi me u veshur
mirë me marka të njohura, si me u errëzuar me Parfume të shtrenjta të modë, si me shkuar
në filan butikë, me u rrezitur në plazhën IKS, me vallëzuar në këtë diskotekë, me e përdorur
këtë koktel, këtë drogë, me e shijuar këtë specialitet kuzhinor, me e provuar këtë teknikë
sharmi për vajza apo për meshkuj, me e blerë absolutisht këtë gamë produktesh …. Bravo,
super. Kjo është shumë më interesant se gjithë veprimtaria e Viktor Hugos dhe Alexandre Dumas!

Unë po e shoh vet: ka ra niveli i Profesorëve, kultura dhe përgaditja e tyre pedagogjike.
Nuk e kanë më atë lloj pasioni dhe motivacioni të cilin e kishin para ardhësit e tyre.
Sot, po e ushtrojnë atë dëtyrë arsimore, gati shkel e shkon, sa për borxh dhe për ta siguruar
rrogën mujore, plus 4 muaj pushime vjetore të paguara nga vet Shteti, porse nuk janë aq të
investuar, siç ishin dikur … kjo është sot evidente. Po ashtu, ka ra komplet niveli i
studentëve.
Ndoshta me valën e madhe të imigracionit, por edhe me fëmijët autoktonë të atyre meseve
popullore të varfëra, një lumpen proletariat mizerabël, të cilët vijnë nëpër shkolla dhe klasa, pa asnjë bazë minimale të dijës, do bjen patjetër automatikisht niveli global i mësimëve, sepse do ju duhet Pedagogëve dhe Drejtorive të Institucioneve arsimore, për t’iu adaptuar rrethanave konkrete.

Këto janë edhe fenomene shoqërore, të cilat po verifikohen kudo sot nëpër Shtetet evropiane. Kur i ke rreth 10 milionë turqë në Gjermani dhe ku me e ditur sa milionë arabë në Francë, kuptohet që me fëmijët e tyre, të cilët flasin më tepër turqisht apo arabisht tek shtëpijtë e tyre brenda familjes, kur po vijnë nëpër shkollat publike gjermane ose franceze, nuk do mend, që do bjen niveli global i mësimeve.

Pra, të gjitha këto parametra lidhen së bashku për ta krijuar më në fund, një kontekst preciz dhe një realitet negativ. Kështu, që nivelizimi nga poshtë është një evidencë, si pasojë e të gjitha këtyre fenomeneve dhe problemëve të pa trajtuara. Por ndoshta faji kryesor është tek
Ministria e Arsimit, e cila nuk i ka organizuar gjërat siç duhet, qysh në fillim, me siguri nga
mungesa e vullnetit politik dhe e buxhetëve kushtuar edukimit shkollor. Sepse, para se me e
futur emigracionin apo masat popullore të shkretuara dhe shpeshherë të pa formuara siç
duhet, me plot defiçite në zotërimin e gjuhëve referenciale, nëpër shkollat fillore apo të
mesëme normale, të një Shteti ambicioz Përendimor, i cili e ka për Popullin e tij, krejt
normalisht një program pedagogjik të caktuar, duhet për ta verifikuar a i plotësojnë këto
mese që i përmenda, disa kushte bazë ? … Sepse, nuk ka ndonjë surprizë të madhe këtu …
Kur e di nga eksperienca ime personale, që një pjesë mjaft e madhe e komunitetëve
shqiptare, turke apo arabe, komunikojnë gati ekskluzivisht në gjuhën e tyre amtare brenda
familjes dhe janë të abonuar në programet televizive të Shtetëve të tyre gati gjithë ditën, do
të thotë që ua imponojnë Fëmijëve të tyre, po atë botë malësore, anadollake apo arabe,
mjedis Europës Përendimore, por jo logjikën evropiane moderne, kozmopolite dhe
universale. Tani, kur ti vendosë për të jetuar në zemrën e Brukselit, apo Londrës, apo
Berlinit, në një sistem mjaft arkaik, ku ka vetëm konservatizëm, getoizim dhe mbyllje këndej
e andej, mos u çuditë fare që ai lloj programi do i ketë disa pasoja katastrofike për më vonë.
Prandaj, kur na vjen një nxënës prej tyre që në klasën e parë fillore për shembull, ai nuk i ka
as bazat elementare gjuhësore për ta ndjekur siç duhet programin shkollor belg, francez, apo
gjerman. Atëherë, do i duhet Mësuesës belg për t’iu adaptuar për nga humaniteti dhe për
nga ana e tyre demokratike këtyre rrethanave reale, kur i ke para sysh në klasën tënde,
gjysmën apo 70 përqind të nxensëve të tu, të cilët nuk e kuptojnë së pari siç duhet gjuhën
e vendit. Do të thotë, në vend se me e ndjekur tamam siç duhet programin e Ministrisë së
Arsimit destinuar belgëve, apo gjermanëve, ti do e zbresin automatikisht nivelin global të
arsimimit, por kush e paguan atë faturë, ngaqë ky nivel është duke zbritur vit pas viti tash ca
dekada ? Natyrisht Popullsia autoktone e vendit, fëmijët e atyre Shtetëve evropiane. Pastaj, si mund të jam unë i kënaqur me qenë për shembull Babai i një studenti gjerman apo
anglez në Londër … kur e di që fëmija im nuk i ka asimiluar bazat e njohurisë normale gjatë shkollimit të tij ? E pse ? Ngaqë, asaj shkolle ju është dashur për t’iu adaptuar problemeve specifike të popullsive të huaja, të cilat kanë emigruar në ato vende. Kurse, me një logjikë të shëndoshë elementare, do kishte qenë më mirë, për t’i futur
fillimisht të gjithë ato Popullata dhe sidomos Fëmijët e emigracioneve të ndryshme, në një
kurs apo nivelizim të gjuhës gjermane, franceze, angleze apo suedeze, për minimum 1 vit
komplet shkollor dhe nëse duhet edhe 2 … Dhe në bazë të testëve, pasi që ta kenë zotëruar
mirë gjuhen e vendit, me i rifutur nëpër shkollat normale të atyre Shtetëve, për t’i ndjekur pastaj tamam programet e shkollave evropiane, por pa asnjë kompromis për ta ulur nivelin global të dijës. Mirëpo, ai është një vendim puro politik dhe pastaj financiarë ! Ngaqë, duhet për të krijuar shkolla të posaçme me një staff pedagogjik special dhe i mirë formuar, pikërisht për nivelizimin dhe riformimin e popullsive që vijnë nga emigracionet e ndryshme.

Për mua, është një obligim moral krejt i logjikshëm dhe më në fund do ja vlente, sepse,
pastaj, do na kushton akoma më shtrenjtë. Mirëpo, me një vizion elektoralist afat shkurtër :
a donë shteti me investuar në atë sektor, a i dukët ajo gjë prioritare apo e dorës së dytë ?
Me logjikën e klientelizmit politik, e tipit : « hajde e t’ia mbaroj qejfin këtij dhe atij, se do
votojnë më vonë për mua » do bjen patjetër kudo niveli global i dijës dhe i shkollimit, dhe
mua më duket diçka e pa pranueshme. Kur një Shtet e privilegjon ekonominë dhe
materializmin kundër zhvillimit global njerëzorë, e llogaritë qeverisjen si një biznes, ai do e
paguan atë absurditet më vonë, dhe dikur do e kuptojnë pasardhësit e tyre, që ju ka
kushtuar ajo faturë 10 herë më shtrenjtë, si pasojë e asaj diagnoze krejt e gabuar, ose të
oportunizmit politik të IKSIT në një moment të caktuar. « Po i ekonomizoj fiktivisht sot kaq
milionë, duke e ditur që do i paguan disa herë më tepër nesër Qeveria e ardhshme … kur do
konstatohen dëmet anësore katastrofike ! » Kjo quhet : « Kalkulimi i qëllimshëm, e të gjitha
Problemeve praktike të mirë njohura, por të pa trajtuara … ngaqë, nuk i ka interesuar askujt
në ato momente, për t’i trajtuar, për gjithfarë arsyesh dhe interesash anësore. » Por dikur,
ato probleme, të identifikuara që kur, do bëhen aq urgjente, katastrofike, saqë nuk do presin
fare, ngaqë je në prag të një eksplodimi social … dhe atëherë, deshe apo nuk deshe, të duhet
si Shtet dhe si Qeveri për t’i trajtuar diqysh, pa i pritur Bluezat Jeshile të Francës që ta kanë
blokuar gjithë Shtetin për disa muaj, apo Fshatarësinë në prag të revoltës, si në vitet 1789 ….

Problemi i timung-ut, politik !
Pastaj, duhet folur seriozisht edhe mbi fenomenin e Universitetëve apo Shkollave superiore private, që unë i konsideroj në 90 përqind të rastëve, vetëm si një biznes vullgar diplomash.
Okay, po fitoj lek duke mashtuar dynjanë dhe duke shitur diploma … Por ka pasoja të mëdha
njerëzore dhe shoqërore kjo punë, ngaqë gjithë ata studenta që dalin prej atyre shkollave,
a do punësohen dikur dikund ? E me cilat kompetenca objektive ? Me të cilat dëmbe anësore për shoqërinë tonë si rrjedhojë ? Pa folur fare për anën morale, legale, apo për problemin
e përgjegjësisë tonë kolektive së pari … Ngaqë, fillimisht, a po flasim për formimin arsimor të
fëmijëve dhe të nipave tanë, apo jo ? A jemi neve Prindërit e tyre?
A janë vet Familjet tona shqiptare dikund përgjegjëse ndaj atij fenomeni aq të çoroditur, sepse, duke e ditur mirë
këtë realitet, këtë lloj abuzimi dhe biznesi, ngaqë askush nuk mund të më bind për të
kundërten … -A jo, të shkretit, nuk e kanë pas ditur fare dhe janë viktima ! Jo, e kanë ditur
mirë, por e kanë pranuar edhe ata vet atë sistem të bastarduar. E pse, nuk e pranoj unë, apo ndonjë shok i imi i formuar tamam ? Se me qenë ashtu, edhe neve do e kishim blerë një thes me diploma.
Por, më në fund, janë pajtuar edhe një pjesë e Familjeve tona me çfarëdo lloj dallaveresh,
si të ishte ajo gjë, norma normale shoqërore, sidomos për botën tonë shqiptare, sepse në
Skandinavi apo në Shtetet gjermanike, nuk ka shanse për të funksionuar ai lloj sistemi. Por
tanëve, nuk ju bën shumë përshtypje ajo anomali evidente dhe prapë i regjistrojnë Fëmijët e

tyre në ato lloj shkollash ! Ndërsa unë, me m’i falur 1 milionë dollarë, nuk do e kisha dërguar
djalin tim në ato lloj Universitetesh fiktive. Sepse, dëshiroj që ka ketë një formim intelektual apo teknik sa më të ngritur, baras me një student të Sorbonës apo të Stanfordit. Tani, së dyti,
një përgjegjësi serioze e kanë edhe ato Organët shtetërore, pra Ministritë tona përkatëse, të
cilët i lejojnë me siguri kundër disa shpërblimëve financiare të gjitha këto veprime delirante, amorale dhe të pandershme … E prapë, kush do i paguan më më fund të gjitha ato dëme?
Fëmijët tanë të pa formuar siç duhet, familjet tona, pra mbarë shoqëria shqiptare…….