Maqedoni

Klinika e Pulmologjisë pajiset me sistem modern për diagnostikë

Së bashku me menaxhmentin e Klinikës së Pulmologjisë, ministri Bekim Sai sot vizitoi Qendrën e re Kompjuterike për Diagnostikë, ku është instaluar sistemi më bashkëkohor i tomografisë kompjuterike.

Sistemi i ri më bashkëkohor për tomografi kompjuterike është vënë në funksion në Klinikën e Pulmologjisë. Ky sistem është siguruar përmes fondeve IPA, në kuadër të mbështetjes financiare nga BE-ja, në vlerë prej 3.7 milionë euro, të destinuara për blerjen e pajisjeve mjekësore.

Për këtë qëllim, në Klinikë është punësuar edhe kuadër profesional i cili do të punojnë me pajisjet – katër radioteknologë dhe dy mjekë specialistë radiologë.

“Furnizimi me pajisje mjekësore më bashkëkohore është një nga prioritetet tona kryesore”, deklaroi ministri Sali.
Përmes Projektit “Furnizimi me pajisje për përgjigje ndaj kërcënimeve shëndetësore” është siguruar blerja e gjithsej tre aparateve për rezonancë magnetike dhe pesë aparateve tomografike kompjuterike për më shumë institucione shëndetësore publike.
“Sisteme të reja të tomografisë kompjuterike, përveç në Klinikën e Pulmologjisë, në periudhën që vijon do të vendosen edhe në spitalet e përgjithshme në Kërçovë, Kumanovë, Gjevgjeli dhe Kavadar. Gjithashtu, aparate të reja për rezonancë magnetike do të përfitojnë Spitali Special “Shën Erasmus” në Ohër dhe spitalet e përgjithshme në Strumicë dhe në Prilep”, premtoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.