May 24, 2024
Opinion

Kjo në foto është gjyshja ime, vajza e ballistit Abedin Kaloshi!

Shkruan: Gjyla Çeliku

Nje histori e bukur qe nuk e keni ditur!

Gjyshja ime GJYLA, vajza e ballistit ABIDIN KALOSHI, trimit mbi trima, atdhetarit te cilit edhe sot nuk i dihet varri…
Gjyshja ime emrin e se ciles e mbaj une, me ka mbjellur atdhedashurine me historine per babain e saj dhe trimerine e tij…
Nuk jam rastesi sepse cdo ndodhi ka nje histori dhe vazhdimesi.
Gjyshen e kisha luaneshe sepse si femije mbaj mend akoma ishim te perndjekur nga pushteti i atehershem, babin e kisha student ne Prishtine dhe e di qe policia shpesh vinte na bastiste shtepine dhe digjeshin librat shqip per Kosoven e Shqiperine.
Gjyshja i fshehu ne tra qe mos i djegin, por syri nuk i trembej sepse thoshte “Une jam vajze ballisti dhe ai ma la amanet te mos trembem nga askush pervec Zotit”.
E veshur me veshje ilire, e bukur si vajze ilire, me nje lidership te persosur, e bindur per dashuri atdhetare, babait tim edhe pse ishte ne Amerike dhe kishte mundesi ku te donte te ndertonte shtepi i la nje amanet” Do besh shtepi te vendi i babes tim sepse nuk ta bej hallall temblin e nenes”. Ajo toke ishte mbrojtur me gjak nga partizanet dhe donte te vazhdonte amaneti i babes Abidin nepermjet babait tim te cilin gjithashtu e quajti Abidin.
Babi e beri shtepine aty ku gjyshja deshiroi dhe tradita vazhdoi.
Gjyshja thoshte” Toka yte nuk shitet dhe toka qe mbrohet me gjak eshte amanet qe nuk guxon askush ta preke e ta fali”.
Gjyshja sot nuk eshte, por me mungon sepse e desha shume dhe jetoj e vazhdoj me kujtimet, amanetin dhe buzeqeshjen e saj plot atdhedashuri e fisnikeri!
ZOTI E MESHIROFTE ME PARAJSE GJYSHEN TIME DHE STERGJYSHIN TIM ABIDIN KALOSHIN PER KONTRIBUTIN, BASHKE ME TE GJITHE ATDHETARET 🙏
LAVDI