Kjo është renditja e kandidatëve për president në fletëvotim (VIDEO)
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot mbajti seancë në të cilën hodhi shortin për renditjen e kandidatëve për president në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale, përcjell INA.
Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski është radhitur numër 1.
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova është numër 2.
Kandidati i GROM, Stevçe Jakimovski është numër 3.
Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani është numër 4.
Kandidatja e Të Majtës, Biljana Vankovska-Cvetkovska është numër 5.
Kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari është numër 6.
Kandidati i ZNAM, Maksim Dimitrievski numër 7.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill të këtij viti, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill në mesnatë dhe do të përfundojë më 22 prill në mesnatë.(INA)