May 2, 2024
Rajon - Botë

Kjo armë e ushtrisë ukrainase shkatërron pesë tanke ruse për pesë minuta

Forcat e ar matosura të Ukrainës kanë shpërndarë rrëfimin e një ushtari 23-vjeç i identifikuar si Maksim, i cili është pjesëtarë i brigadës Konstantin Ostroshk.

Maksim prej tre vitesh është përgatitur për këtë moment, thonë kolegët e tij nga ushtria ukrainase.

“Gjatë tërë kohës është trajnuar me të gjitha armët anti-tank që i ka në dispozicion Ukraina – qofshin ato të montuara në mjete të blinduara apo edhe ato që bartën në kraharor. Së fundmi ka përdorur edhe armën e forcave të huaja e njohur si NLAW. Falë kësaj arme, tanket ruse në Svetlodar do të shndërrohen në një deponi e metaleve”, kanë bërë të ditur nga ushtria ukrainase.

Ky ushtar që i ka 23-vjet, filloi shërbimin ushtarak në vitin 2019.

“Mund të shkatërrojmë deri në pesë tanke për pesë minuta, pa pasur ndonjë problem”, thotë Maksim me krenari./Botapress.info/