Maqedoni

Kidnapohet fëmiu nga një fshat i Tetovës, policia zbulon identitetin

Mbrëmë (10-prill) rreth orës 22:35, në bllokun 77 në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin J.A. nga Selca e Tetovës. J.A. në orën 21:20 është raportuar nga një i mitur nga Jaizhnca e Tetovës se së bashku me një person tjetër, e kanë sulmuar fizikisht dhe kundër dëshirës së tij, e kanë futur në veturën “BMW” me targa të Tetovës.

Sipas njoftimit, i mituri ka shfrytëzuar rastin e pakujdesisë së tyre dhe ka mundur të largohet nga automjeti. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.