May 5, 2024
Maqedoni

Këto janë komunat e Shkupit ku dalja në votime është më e madhe

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, jehona e votuesve deri në orën 17:00 për zgjedhjen e kryetarit të Shkupit është 39,99 për qind. Ndërsa në komunat e Shkupit ku dalja ka qenë më e lartë është komuna e Karposhit me 47 për qind, Qendër me 45 për qind, Aerodromi me 42 për qind. Kurse komuna që ka daljen më të lartë është Saraji me 23 për qind, Shuto Orizari me 28 për qind dhe Gazi Baba me 38. Ndërsa në komunën e Çairit dalja në votime është 39 për qind.