April 28, 2024
Maqedoni

Këshilltari i ish presidentëve amerikanë e lartëson rolin e profesorit kumanovar

Në ceremoninë qendrore të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, që u mbajt më13 gusht 2021 në Shkup, njëri nga panelet e diskutimit të përkujtimit të procesit paqësor ishte i përbërë edhe nga ndërmjetësit dhe ekspertët ndërkombëtar, të cilët morën pjesë në negocimin dhe hartimin e kësaj marrëveshje paqësore në vitin 2001.

Këshilltari i lartë i administratës së ish presidenteve amerikan Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama, si dhe njëherit këshilltar për gjatë kohë i Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe këshilltar personal i emisarit Richard Holbrooke, Profesori i Universitetit Kolumbia, David Phillips përkujtoi momentet e ndryshme të proceseve paqësore të konflikteve në ish Jugosllavi ku ishte e angazhuar Bashkësia Ndërkombëtare, posaçërisht diplomacia amerikane. Ai së bashku me panelistët tjerë: Paul Williams, David Slinn, Alen Le Roi, Brenda Pearson, Robert Serry, Barney White- Spunner, etj. nxorrën në pah të pathëna të shumta dhe momente të ndryshme edhe gjatë arritjes së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si dhe Marreveshjes së Prespës për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Me këtë rast, z. Phillips duke sqaruar se si ka rrjedhur angazhimi i diplomacisë amerikane gjatë Ohrit dhe Prespës së bashku me programet e Universitetit Kolumbia, si udhëheqës i këtij paneli publikisht e falemnderoi profesorin shqiptar Veton Latifi për kontributin e tij të veçantë në aktivitetet e ndryshme rreth këtyre marrëveshjeve paqësore.

“Ne nuk do të kishim arritur të realizojmë me sukses angazhimin tonë gjatë gjithë këtyre viteve sikur mos të kishim me ne bashkëpunëtorin tonë të afërt, një mik tonin: Veton Latifi, profesor i Universitetit te Evropës Juglindore, të cilin e falemnderoj publikisht”, theksoi këshilltari i lartë i administratës së ish presidentëve amerikan Clinton, Bush dhe Obama, Prof. David Phillips, duke e lartësuar lartë rolin e Prof. Latifit.