Keqpërdorën fëmijën, kallëzim penal ndaj 11 personave nga Tetova e Gostivari
MPB ka parashtruar kallëzim penal për 11 persona për “tregti me fëmijë”, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme nga bastisjet për rastin në fjalë janë arrestuar 8 persona nga Tetova dhe 2 nga Gostivari, ndërsa njëri gjendet jashtë Maqedonisë së Veriut. 11 personat janë Z. Sh. (51) nga Tetova, S.S. (59) nga Tetova, A.P. (67) nga Tetova, K.H. (50) nga Gostivari, R.A. (69), I.Z. (55), I.E. (67), A.M. (50), Q.Q. (53) dhe F.A. (63), të gjithë nga Tetova dhe A.Sh. (51) nga Gostivari.
“Në periudhën kohore nga viti 2020 deri në shtator të vitit 2021, G.Sh., duke përfituar nga gjendja e pafuqisë dhe vulnerabilitetit të fëmijës, në një marrëveshje të mëparshme me S.S., A.P. dhe K.H., e kanë kryer krimin duke detyruar fëmijën për të kryer akte seksuale nëpërmjet shfrytëzimit seksual dhe duke e përdorur atë në aktivitete seksuale ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual me të kallëzuarit R.A., I.Z., I. E., A.M., Q.Q., F.A. dhe A.Sh., në këmbim monetar nga 50 deri në 200 euro, me qëllim përfitimin pasuror të kundërligjshëm”, thonë nga MPB.