Kosovë

Kearns u bën thirrje Borrellit dhe Von der Leyenit: Largoni sanksionet ndaj Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i heqin masat ndëshkuese që i janë vendosur Kosovës.

Duke shpërndarë një video ku Vuçiqi thotë se nuk do ta njohë Kosovën dhe se nuk pranon pranimin e saj në OKB, Kearns ka shkruar se Kosova po punon me ndërkombëtarët e Vuçiqi po refuzon.
“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.

Once again Kosovo works with the Int’l community, despite a terror attack orchestrated by Belgrade.