Katundarë e qytetarë, zonja e zotërinj, pse jemi MILET me shumë ILETE?
Shkruan: DAIM ILAZI
Në këto kohë të turbullta, jemi duke kaluar nëpër do labirinte të errëta dhe gjendemi në udhëkryq të polarizimeve të mëdha. Jemi në situatë shumë delikate me shumë të panjohura. Jetojmë në delir kohe dhe në mes ditë thurim epitaf çmenudurie.Bota na duket epruvetë boshe dhe nuk prish punë kush me ke ndërsehet dhe si të mpirë i kërcejnë njëri tjetrit. Çdo potez i gabuar i kësaj partie shahu mund të na kushtojë me mat pozicion. Prandaj duhet të kemi kujdes edhe ndaj refleksit më të vogël sepse mund ta humbim ekuilibrin. Shumë pak e kemi ndjenjën e pergjegjësisë. Në shtetet euro-perëndimore sidomos te politikanët kjo ndjenjë është mjaf e stërholluar.
Për lëshime, gabime për mos realizime të premtimeve jepen dorëheqje të parevokueshme. Ne shpesh herë dëgjojmë filan Ministri i filan shtetit evropjan, për 2% alkohol gjatë vozitjes ka dhëne dorëheqje,ose për korupcion te vogël, nepotizem ose për donjë lëshim pse eshte vonuar në mbledhje të Qeverisë ose në Parlament japin dorëheqje. Poashtu, Ministri gjerman i mbrojtes vetëm pse bashkeshortja e tij e perdori veturën zyrtare gjer te frizeri,ai nesër jep dorëheqje. Pse treni në Japoni ështe vonuar 2 minuta, Ministri i transportit jep dorëheqje.
U kall spitali Tetovës me 17 viktima, ende nuk ka epilog gjykimi..,askush në përgjegjësi.Ku është manifestim i shpirtit demokratik intelektual dhe njerëzor? U mbytën në dy raste mbi 40 njerëz në akcidente autobusi,një rast në Bullgari me udhëtarët tanë, dhe nje rast te ne në fsh. Llaskarcë,ende nuk ka epilog gjyqësor as përgjegjësi. Si me qenë 40 pula. Tek neve si duket kjo përgjegjësi mungon. Mendojmë se jemi të lidhur për karrige e fotelje dhe për gabime dhe dështime shumë të medha nuk jepen dorëheqje xhentlmene si në perëndim. Shumë Ministra e liderë tanë mendojnë të shkojnë edhe në atë dynjanë tjetër me fotelje qeveritare.
Pra kështu, me këso sjellje të jemi të sigurtë nuk na Pranon Bashkimi evropjan. Politikanët dhe çaushat partiak mos ta kullosin popullin.
Bile nëse dikend e sygjeron ose e kritiko për gabime e dështime ose të dorëhiqet,menjiherë e ben armik, për atë person ose grup politik bëhesh “persona non grata”. Për tu çuditur?! Ja ne çfarë gjendje jemi katandisur. Prej katër partive politike jemi bërë 6, me tendencë që numri të shtohet. Bile tani çdo parti ka fillue me bë edhe nga dy krahë e frakcione.
Është përça populli, është përca xhemati. Në këtë rast çdo grup akuzon grupin tjetër për tradhëti. Tani është bërë modë që tradhëtarët e patriotët të promovohen natën në çajtore dhe kafene,në oda të burrave, duke pirë “agër çaj” e duke pirë birra Peje, Korçe apo Shkupi, e duke mos pasur konsideratë për asgjë se në çfar gjendje është katandisur populli. Askund në botë nuk ndodh që politika të bëhet në këso mjedise dhe për fat të keq kjo gjendje na paraqitet me dekada e shekuj. Këtë gjendje të antivlerave, më së miri e përshkruan Fan Noli në 5 anarhitë e shqiptarëve.
Çpo ngjet sot me ne?! Lesh arapi është bërë çdo send. Kaq ndërgjegje të ulët as në Afrikë nuk e gjen. Nuk respektojmë e nuk çmojmë vlera,na mbytën antivlerat, pseudointelektualë, DR Mr plagijatorë,mediokritetetë e sharlatanët politik. Më kujtohet rasti kur ishin demontstratat masovike në Sorbonë në Paris,kur studentët kërkonin demokartizim të Francës në pranverën e viti 1968. Në ballë të protestuesve qëndronte nobelisti Zhan POL SARTRË me zonjën e tij filozofen,shkrimaren e madhe Simonë de Buvouar. Bile një natë policia e arestoi dhe lajmi mori dhenë.
Por të nesërmen reagoi Presidenti i Francës Sharl DE GOL,i cili dha urdhër që menjëherë Sartri të lirohet duke u shprehur :Edhe pse është kritikues i shtetit,ka tjetër mendim e ideologij,por nuk mund të mbyllet Volteri francez. Pra DE GOLI, ka ditur ta çmon kolosin, intelektualin e larë, filozofin e madh Sartër dhe policia e liron nga burgu.
A ju kujtohet se çfar ka deklaru miku ynë, Ambasadori amerikan në Tiranë Donald LU në prill 2018 se sa i dëshpruar ishte në Shypni.. Po edhe ambasdorja amerikane Yvona Jakobson para 5 vitesh tha se Qeveria e Kosovës e ka “humb busollën, e ka huq”. Po te ne në Maqedonine e Veriut, ish Ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns para 4,5 vitesh tha se ketu te ne problem i madh është korrupcioni e largimi i rinisë nga vëndi. Të njetën gjë e tha Ambasadori i BE në Shkup, zotëri David Gere para 1 viti, kurse ne bëhemi të shurdhër. Para një viti Ambasadori hollandez në Shkup Jan KOP tha se Bashkimi evropjan ju jep qindra miliona euro,kurse ju i vjedhni e keni korupcion të çuditshëm. Janë vjedhë miliona euro dedikuar komunave tona askush nuk përgjigjet. Qytetet tona me infrastrukture afrikane.
Jeta e të rinjëve, vajzave, djemvr, të moshaurve, e pashpresë, apatike, pa punë,pa kushte elementare për jetë. Siç thotë një poet, bëjmë jetë qeni. Ditë e natë mendojnë si të ikin nga vendlindja kah sytë këmbët. Do ta parafrazoj deklaratën e Ambasadorit amerikan Donald Lu para 4,5 vitesh në Tiranë kur tha: Ky është mesazhi më i drejtpërdrejtëdhe miqësor i mikut tonë më të madh së si jemi katandisur si komb dhe si shtete dhe se cila është e mira dhe e keqja jonë. “Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj.Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por, pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju janë më të pashpirt,më plaçkitës se çdo i huaj dashakeq ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit. Këto politikanët tuaj veç e plaçkitin popullin dhe shtetin tuaj.
Lidhur me korrupsionin ish anbasadori Lu u pat shprehur: “Korrupsioni i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Më 6 nëntor 2014 Ambasadorja amerikane në Kosovë, zonja Tracey Ann Jacobson, deklaroi publikisht në mas mediume se liderët e Kosovës e kanë në gjak,traditë korrupsionin. Bile në gjuhën shqipe u tha troç se Qeveria juaj ,shumë Ministra e kanë dh..ie punën. Përjetojmë ekstazë në sharje e përgojime,kursë fort pak e shofim mjegullën e rëndë mbi kokë e përditshmëria është shndërua në letargji. Në Delfi të Greqisë, nga epoka antike e gjer më sot qëndron epitafi filozofik i principit të ndividualitetit të mirëfillt human,,Gnoti Sauton,,-Njife vetvehten,,.Pra individi ynë duhet të arrijë në gjendje ,,arete,, të përjton ,,katarzis siritualis,ku do të gërshtoheshin, urtësia, intelektualizmi i vërtetë, bujaria, profesionalizmi,vetëdija,fisnikëria, përgjegjësia dhe e mira. Pa këto koncepte nuk mund te flasim për demokraci ose për vlera të mirëfillta evropjane. Nëse çdo individ e njef dhe e mat vehten në mënyrë reale,aty lind esenca dhe logjika e individit për të marë pozita serioze në shoqëri ose në të kundërtën hyjmë në anarko-liberalizëm dhe vërtitemi në reth vicioz.
Pra,kemi fillu ti ngjajmë një orkestri pa dirigjent me gitara, violina dhe çifteli të pa akorduara. Nëse nuk përmiresohemi, atëherë mund të arijmë në një fazë tjetër të primitivizmit anarhik. Është një dukuri e çuditshme tek ne. Kur njerëzit, intelektualët tanë qortohen apo shahen për çështje partiake apo ideologjike, nuk flasin me vite, fabrikojnë trillime e shantazhe primitive, armiqësohen skajshmërisht e primitivisht, kurse te popujt perëndimor eshtë krejt ndyshe. Fan Noli i madh në moshen 40 vjeçare sëmuret shumë rëndë në Boston në Amerikë. Mjekët i sygjerojnë operacion urgjent. Por operacioni kushtonte 80.000 dollar. Ai kishte vetem 5000 dollare dhe filloi të mbledh edhe nga diaspora jonë atje. Por memzi i bëri 9000 dollar. Nuk kish nga të kërkon edhe 70.000 dollar.Më në fund ju drejtua me letër Mbretit Zog,kundërshtarit politik. Në Tiranë ,shumë Ministra e keshilltarë të Mbretit Zog e kundërshtuan dhe kategorikisht e refuzuan. Bile shumica e Ministrave luteshin Zotit që sa më parë të vdes NOLI . Më në fund Mbreti vet vendosi. Do ti dërgojmë këtë shumë të hollash që i kërkon Noli, se edhe Noli është shqiptar, intelektual më i madh se ju disa Ministra të mi, ky i duhet kombit tonë, pa dallim se jemi kundërshar politik e ideologjik.Dhe pas operacioni, Noli shërohet e këndellet mirë dhe fillon krijimtarinë letrare duke i përkthyer kolosët e letërsisë botërore.Pra Kombi pati dobi nga Noli jo partia ose ideologjia. Edhe Faik Bey Konica, duke qenë Ambasador i Shqipërisë në Amerikë,disa herë e ka kritikuar qeverisjen e Mbretin Zog,por ai nuk e ndëroi nga posti edhe pse disa ministra kërkonin që Mbreti urgjentisht ta kthjë në Tiranë. Mbreti Zog e ka çmuar lartë intelektualizmin, erudicionin, mencurinë e ketij kolosi të madh që neve gati një shekull e lam në haresë.
Pra, është koha e fundit ta shlyejmë xhelozinë primitive nga shpirti ynë ballkanik dhe ti përparojmë raportet demokratike në mes neve dhe me këso vlera të nisemi për Unionin evropjan. Evropa, Amerika çdo veprim tonin e vështron me dyrbi…Na njofin në detaje. Mos mundohemi tu tregojmë përralla ose ninula për fëmijë, se dyert e Evropës do ngelin ende të mbyllura.Mos ti marin në qafë gjeneratat e reja e të na mallkojnë përgjithëmonë.Të vetëdijësohen dhe të ndërgjegjësohen edhe udhëheqësit shtetëror dhe liderët partiak që janë duke na prirë në këto kohë të turbullta. Nuk ka vend për hedonizëm dhe elozhe. A nuk shifni se popullit të përvuajtur i ka perënduar shpresa dhe buzëqeshja? Zoti na ndihmoftë e na bekoftë!