Maqedoni

Kasami viziton fshatrat e malësisë së Tetovës

Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mbrëmë është takuar me banorë të fshatrave Llacë, Vicë dhe Sellcë të Tetovës të cilëve u premtoi zgjidhje të problemeve lokale, ndërtim rrugësh dhe projekte të tjera, të cila siç tha, do të vijnë pasi të kenë larguar kryetaren aktuale.

“Prandaj më 17 tetor ne kemi një mision tonin, që një herë e përgjithmonë këtë menaxhment, administratë të komunës apo këtë kryetare ta largojmë një herë e përgjithmonë dhe t’i themi se Tetova do të votojë ndryshe, do të votojë për një jetë më të mirë”, deklaroi Bilall Kasami – kandidat i Lëvizjes Besa për kryetar të Komunës së Tetovës.