May 18, 2024
Zgjedhje Lokale 2021

Kasami takim me shoqatën e pensionistëve: Obligim kujdesi për ta

Kreu i Lëvizjes Besa njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditës së sotme realizoi takim me pensionistët nga qyteti i Tetovës.

Ai para tyre tregoi respekt të veçantë, duke ju thënë se kujdesi i tij ndaj kësaj kategorie të qytetarëve do të jetë në rend të parë, pasi kujdesi ndaj tyrë është sikur kujdesi ndaj prindërve.

“Ata na kanë mësuar se kujdesi për prindërit është obligim. Kujdesi për pensionisëtët nënkupton kujdes për prindërit tonë. Ata meritojnë shumë më tepër nga ajo që bënë ata dikur për ne!”, ka thënë Kasami.

Për Lëvizjen Besa, familja është vlera kryesore e shoqërisë, andaj edhe në angazhimin e saj politik, rëndësi të veçantë i jep familjes, kujdesit ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë, ku edhe graviton edhe pensionisti.