May 5, 2024
Maqedoni

Kasami: Sot po bëhet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të opozitës shqiptare

Lëvizja Besa në një konferencë të sotme I ka dëshiruar mirëseardhje Fatmir Limanit duke theksuar se me këtë u bë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të opozitës shqiptare, shkruan Alsat.

“Sot jemi këtu së bashku me veprimtarin Fatmir Limani dhe shokët e tij për të bërë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të opozitës shqiptare duku i’u bashkangjitur radhëve të Lëvizjes Besa, Për ne paraqet nder dhe respekt që një figurë kombëtare si Fatmir Limani që i ka kushtuar gjithë jetës së tij veprimtarisë kombëtare të bëhet pjesë e Lëvizjes Besa. Ne do të vijmë me risi dhe ofertë konkrete politike duke u dhënë shanse një bashkëveprimi me gjithë forcat politike opozitare qofshin parti, organizata jo qeveritare apo profesionist nga sfera akademike dhe biznesi, me të vetmin qëllim, rrëzimin e këtij pushteti”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.