Kasami paralajmëron vizitën e Kurtit në Tetovë: Mirë se vjen kryeministër
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë.
“Mirë se vjen në Tetovë, Kryeministër”, ka shkruar Kasami në një foto të shpërndarë në profilin e tij, ku bëhet e ditur se kryeministri Kurti të premten më 11.08.2023 do të jetë në Tetovë, ku fillimisht do të zhvillojnë një takim të përbashkët në ambientet e komunës së Tetovës, më pas do të jetë pjesë e një forumi të organizuar nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike e udhëhequr nga prof.dr.Arsim Sinani, ndërsa në mbrëmje do të jetë në sheshin “Iliria” të Tetovës. (INA)