Kasami me ofertë për Iniciativën “Më e mira për Tetovën”
Një javë para zgjedhjeve, lideri i Lëvizjes Besa dhe kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami ka dalë me një ofertë për listën e këshilltarëve të pavarur të Iniciativës “Më e mira për Tetovën”.
I fton të njëjtit të bashkohen me të, për të mirën e Tetovës dhe si shpërblim ju ofron postin e nënkryetarit në ditën e parë të mandatit të tij si kryetar.
“Bëjmë një ofertë për të gjithë ata të cilët vitet e kaluara kanë qenë zëri i qytetarisë në Tetovë, kanë qenë zëri i atyre të revoltuarve për ambient të ndotur, zëri i atyre të revoltuarve për qentë endacak që rrezikojnë fëmijët tanë, zëri i atyre të revoltuarve për kazino dhe gjithçka që ka qenë devijim i pushtetit të kaluar. Sonte nga kjo sallë ne ju propozojmë që nga dita e parë e marrjes së pushtetit në komunën e Tetovës që lista e këshilltarëve të prirë nga Iniciativa “Më e mira për Tetovën” që të propozojë një këshilltar nga radhët e tyre i cili do të zgjidhet nga radhët e tyre që të jetë nënkryetari i parë i Tetovës. Prandaj ne i ftojmë të gjithë ata që ia duan të mirën Tetovës që të bashkohen rreth idesë së Lëvizjes Besa që të bashkohen për një Tetovë më të mirë”, tha Kasami në Reçicë.