May 18, 2024
Maqedoni

Kasami – Kurtit: Mirë se erdhe në Tetovë, në kryeqendrën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur në vizitë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim pritet të bisedohet për akutalitet e fundit politike në vend dhe rajon.

Kasami në profilin e tij në facebook ka shkruar:

I dashur mik Albin, Mirë se erdhe në Tetovë, në kryeqendrën shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

Përveç me Kasamin, Kurti vizitoi Univerzitetin e Tetovës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/