BallinaMaqedoni

Kasami: Kjo fitore u dedikohet shqiptarëve

Bilall Kasami deklaroi se VLEN është fitues i këtyre zgjedhjeve dhe se kjo fitore u dedikohet gjithë shqiptarëve përfshi edhe diasporën.

“Më lejoni që në këtë atmosferë impozante të shpalli fitoren tek kampi politik shqiptar.  Koalicioni VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë diasporën të cilët erdhën dhe e bënë ndryshimin. Falë tyre ata edhe njëherë treguan se në vendlindjen e tyre janë faktor vendimtar dhe për këtë rast ne i falënderojmë nga zemra”, deklaroi Bilall Kasami, VLEN.