Kasami i propozon Zaevit, strategji për dalje nga kriza e virusit (VIDEO)
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në seancën e sotme në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka parashtruar pyetje në drejtim të kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me politikat ekonomike të qeverisë gjatë pandemisë.
Pandemia COVID-19 po transformon mënyrën se si ne mendojmë për ekonomitë dhe shoqëritë tona.
Zgjedhjet e politikave që bëjnë qeveritë sot do të përcaktojnë suksesin e tyre në ndërtimin e një tranzicioni drejt një të ardhmeje më të mirë.
Nëse qeveritë ndërmarrin politika të menduara mirë, kjo pandemi mund të shfrytëzohet si një mundësi për të hapur një rrugë që u jep forcë të gjithëve të përballen më me besim me të ardhmen.
Më tej Kasami shton se: Në funksion të kësaj duhet një koordinim i gjithëmbarshëm shoqëror duke përfshirë insitucionet shtetërore (parlamentin dhe qeverinë si dy shtyllat kryesore të pushtetit) bizneset dhe sektorin civil.
Si deputet i zgjedhur, duke përfaqësuar zërin qytetar (bizneset dhe sektorin civil) nga njëra anë dhe nga ana tjetër si anëtari i organit ligjëvënës, parlamentit i cili njëherësh është edhe organi që zgjedh dhe shkarkon anëtarët e qeverisë, nuk mund që të qëndrojmë të painteresuar përballë zhvillimeve e përgjithshme shoqërore, veçanërisht ndaj atyre që ndërlidhen me përballjen me pandeminë COVID 19.
https://fb.watch/6kwVNMzgjI