May 21, 2024
Maqedoni

Karta europiane rinore në RMV është një iluzion, sistemi i pazhvilluar

Premtimet – e parealizuara, durimi i të rinjve – në provë, zbritjet – të refuzuara. Në korridoret e garancive dhe premtimeve burokratike për ndihmë financiare për të rinjtë, e aq shumë paralajmëruara Karta Evropiane e Rinisë, sot në vendin tonë më shumë është një simbol i frustrimit sesa i përforcimit të standardit rinor. Një përqindje çuditërisht e lartë e të rinjve as që e dinë se ekziston një kartë e tillë, ashtu si shumica e bizneseve ku supozohet se ofrohen privilegje. Lëshimi i kartave digjitale zgjat me muaj, por edhe pas marrjes së tyre, të rinjtë janë mjaft të kufizuar për atë se ku mund t’i përdorin ato në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në një kohë kur barra financiare po rëndon rëndë mbi supet e të rinjve, njoftimet për një kartë të specializuar të cilën e ofron një institucion shtetëror dhe e cila supozohet se ofron zbritje të ndryshme, ngjall një shpresë për lehtësim financiar. Por çfarë ndodh kur premtimet joshëse në letër ose në mediat sociale nuk realizohen në realitet? Zbritjet që i ofron Karta Evropiane për Rininë në Maqedoni më shumë i ngjajnë “mirazhit” sesa përfitimit të vërtetë.

Çfarë është Karta Evropiane e Rinisë?
Në vendin tonë Karta Evropiane e Rinisë ka ekzistuar edhe më herët, e me një kërkim të vogël në internet mund të konstatohet se ka qenë aktuale edhe në vitet 2013-2014. Bëhet fjalë për një kartë të dedikuar për të rinjtë nga më shumë se 30 vende të Evropës, e me të cilën u mundësohen dhjetëra mijëra zbritje për shërbime, produkte, udhëtime, kulturë, akomodim dhe arsimim në gjithsej 36 vende evropiane.