Karriera e yte politike ka përfunduar me turpin e…
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Atdhetarët bëjnë historinë e tyre për komb e për atdhe, ndërsa hajnat bëjnë historinë e tyre të turpshme duke shkelur në veprat e të tjerëve. Në djersën dhe gjakun e atdhetarëve duke ua vu lakun në fyt pas shpine, por në fund dihet se triumfonë drejtësia në anën e atyre që e meritojnë, ndërsa ti dhe ata si ti përfundojnë në plehun e historisë. Deshe apo nuk deshe duhesh të e pranosh realitetin.Kjo vlenë edhe për ty, o hajn i hajnave që shfrytëzove rastin të punosh edhe me djallin kundër uniformës dhe emblemës së çlirimtarëve. Kjo uniformë dhe emblemë do iu pengojë derisa të jesh i gjallë ty dhe soji tënd. Do ju pengojë vetëm se nuk kishit b….. për të e veshur dhe për të luftuar për lirinë që ta sollin ty dhe shumë maskarenjve se ti. Ju ishit dhe jeni ata që djersën, gjymtyrat dhe gjakun ia shitët duke bërë kumari me arnmiqtë më të mëdhenj vetëm e vetëm të vini në pushtet. Ti dhe shumë të tjerë si ti shkelët me dy këmbë idealin dhe gjakun e atdhetarëve të vërtetë. Për ty ka shumë dëshmi, por edhe këtë të fundit që e bëre ndaj një çlirimtari më të ri të UÇK-së .Këtë e bëre të i ikësh ballafaqimeve me realitetin e atyre që kanë bërë vepra me pushkë në dorë, kur ti soralleteshe jasht atdheut. Ti sot nuk mund të jesh i një mendimi me ata që bërën luftë për komb e atdhe.Ty të përshtatën vetëm zagarët e qelbur dhe servilat të i kesh pranë vetës. Ti dhe të tjerët si ti iu bërët kurthe dhe skenime të ndryshme për të i eliminuar, sepse bashpunim me këta idealistat nuk të shkonte, sepse të i prishnin planet e hajnisë, vjedhjes dhe tratisë për të punuar kundër popullit dhe kombit tënd vetëm e vetëm të arrish në pasuri pa djersë.
Ti gjithnjë ishe , mbete dhe do të jesh një i shitur për lekë e për post në pushtet. Po tradhëtia del në shesh, por mbi të gjitha dënimin e more, por do e marrësh nga Zoti. Kariera yte poiltike tradhëtare shumë shpejt tërësisht do të përfundojë.Unë po them se do të përfundojë kariera politike. Ti e dinë më mirë se unë jo që do të përfundojë, por të ka përfunduar. Ka përfunduar me turpin më të madh të një personi të pa besë që lufton deri në çastet e fundit të mbetesh diku në ndonjë post, por kjo është vetëm një ëndër e ëndrruar që nuk ka të bëjë me realitetin.
Ti dhe ata si ti përfunduat karairën tuaj me turpin e tradhëtisë, hajnisë e çfarë jo tjetër.