Maqedoni

“Karadaku” nga Kumanova ngjitet te Manastiri mbi fshatin Mateç

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku”,gjatë ditës së djeshme është ngjitur te Manastiri mbi fshatin Mateç në Komunën e Likovës.

Moti me diell ishte fillimi i rrëfimit. Po edhe qenushja “ e panjohur “ e cila na përcillte hap pas hapi, kur në fund të rrëfimit i zoti i qenushes u gëzua për takimin me të.
Dhe ja, ku u shfaq Kisha “Fjetja e Virgjëreshës së Bekuar”, si e rënë prej qielli në atë copëz parajse në bjeshkën e Karadakut.

Besohet se kjo kishë është ndërtuar në shekullin e 12 ku llogaritet si njëra prej kishave më të vjetra në këto hapësira.
Thjeshtë është e paimagjinueshme të vazhdojmë rutinën me trendin e teknologjisë dhe të mos fusim në kalendarin e rutinës tonë edhe këtë destinacion që e ofron Komuna e Likovës.
Thjeshtë është e paimagjinueshme të vazhdojmë rutinën me trendin e teknologjisë dhe të mos fusim në kalendarin e rutinës tonë edhe këtë destinacion që e ofron Komuna e Likovës.