September 29, 2024
Maqedoni

Kapet tetovari në Tabanoc me patentë shoferi të falsifikuar çeke

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ka parashtruar kallëzim penal kundër K.J.(35) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

Në vendkalimin kufitar Tabanovc, gjatë kontrollit nga policia, i akuzuari ka treguar patentë shoferi të falsifikuar nga Çekia./Lideri.mk