Maqedoni

Kapen pesë emigrantë kinezë duke hy ilegalisht në Maqedoni, dy meshkuj, tri femra

Më datë 13.05.2024 rreth orës 09.00, policia e Stacionit Policor Bogorodicë për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug kanë ndalur pesë persona nga Kina (tri femra dhe dy meshkuj) teksa tentonin të kalonin ilegalisht kufirin shtetëror nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Greqisë. Me datë 12.05.2024 kanë hyrë në Republikën e Serbisë përmes aeroportit në Beograd, pas së cilës kanë hyrë ilegalisht në vend më 13.05.2024. Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug – Departamenti për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj dhe Ripranim Gjevgjeli, ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjevgjelisë për inicimin e procedurës për kundërvajtje, me çrast u është shqiptuar ndalesë në kohëzgjatje prej një viti për hyrje në Maqedoninë e Veriut.