Kaos në Odessa, shpërthime pranë kolonës së Zelensky: Mitsotakis ishte në një zonë të kërcënuar
Një shpërthim i fortë është regjistruar sot në Odessa, ku është planifikuar takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, raporton Ansa, duke iu referuar informacioneve nga disa kanale ukrainase Telegram.
Siç raporton “Protothema”, autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, është sulmuar nga një raketë ruse të mërkurën në orën 11:43.
– Advertisements –
“Nuk ka probleme me sigurinë e kryeministrit dhe delegacionit grek”, thonë burime zyrtare nga Qeveria.
“Ne jemi të gjithë mirë”, tha më herët për “Prototema” ministri Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në delegacionin grek, i cili përveç kryeministrit ka tetë persona dhe sigurimin e tyre.
Mediat lokale raportojnë se Odessa u godit nga një raketë Iskander ose një raketë Onyx.
Administrata ushtarake e Odessa u bëri thirrje banorëve të shkonin në strehimore rreth orës 14:00. Sipas përdoruesve të Telegram, pesë persona humbën jetën në sulm dhe disa u plagosën.