May 9, 2024
Maqedoni

IDNJ: 20 për qind e nxënësve viktimë e dhunës online

20 % e nxënësve të shkollave të mesme kanë qenë viktimë e dhunës online vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e anketës së Institutit për të Drejtat e Njeriut (IDNJ). Sipas sondazhit më të ekspozuara ndaj dhunës dhe bulizmit online janë vajzat. Martin Sopronov nga Instituti i të Drejtave të Njeriut sqaroi se në të shumtën e rasteve vajzat bulëzohen nga bashkëmoshataret e tyre për shkak të xhelozisë. Ndërsa djemtë, këtë e bëjnë për argëtim ose për të manifestuar autoritet.

“Gjithashtu është shqetësues fakti se pavarësisht që fëmijët marrin guximin ta paraqesin rastin, procesi nuk shkon në mënyrë anonime dhe të mbrojtur, shumë lehtë zbulohen informacionet. Për shkak të këtij procesi, viktimat janë mjet shtesë të dhunës online dhe mes moshatarëve. Ata e kanë shumë të rëndësishme që shërbimet adekuate në shkollë të jenë të trajnuar mirë për punën e këtyre rasteve me qëllim parandalimin e tyre që mos të frikohen ti paraqesin këto raste”, deklaroi Martin Sopronov, IDNJ.

Ndërkohë, Jelena Kadriq drejtore e këtij institute tha se burimi i dhunës janë shkollat fillore dhe mos veprimi me kohë për parandalimin e dukurisë.

“Duhet të punohet fillimisht në shkollat fillore, atje krijohen viktimat dhe dhunuesit, theksi duhet të vendoset te nxënësit e shkollave fillore sepse në shkollë të mesme veçmë janë të formuar si viktima dhe dhunues prandaj është shumë e vështirë të bëhet çfarëdo qoftë ndryshimi”, u shpreh Jelena Kadriq, drejtore IDNJ.

Instituti i të Drejtave të Njeriut gjithashtu thekson se tejet shqetësuese është dhuna fizike ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme, e motivuar mbi baza etnike në transportin publik. Sipas Institutit më shumë raste të tilla ka në linjat e autobusëve 2, 22, 57, 47, 41 dhe 51. Anketa është realizuar në kuadër të projektit “Lufta kundër bulizmit kibernetik ndaj vajzave”, financuar nga Ambasada Kanadeze në Beograd. Anketa u realizuar në 18 shkolla të mesme të vendit me anketimin e 1017 nxënës të vitit të tretë dhe të katërt.