May 20, 2024
Maqedoni

Kandidatët e mundshëm të BDI dhe të partive në koalicion në të gjitha zonat zgjedhore

Televizioni 21 në Maqedoni ka nxjerrë kandidatët e BDI për deputetë në zgjedhjet e 8 majit. Sipas burimeve jo zyrtare thuhet se në zonën zgjedhore numër 1, bartës liste nga kjo parti do jetë Blerim Bexheti, i cili pasohet nga Zejdi. Në zonën zgjedhore numër 2 përflitet emri i Sadulla Durakut, Ilir Hasanit, Elmi Azirit nga ASh dhe Arbër Ademit.

Në zonën zgjedhore numër 5, bartës liste do të jetë Ziadin Sela nga ASh, ndërsa i dyti Musa Xhaferi. Në zonën numër 6 bartës liste do të jetë Ali Ahmeti, i dyti Talat Xhaferi.