Kampioni Enver Idrizi 30 vite pa nënshtetësi, pajiset tani pasi ndryshoi Ligji me propozim të Aleancës dhe Alternativës
Kampioni i shumëfishtë botëroë në karate, sportisti i njohur shqiptar Enver Idrizi – më në fund është pajisur me shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, e drejtë kjo që i ishte mohuar tash e 30 vite si mijëra shqiptarëve të lindur në këtë shtet.
Ai realizoi këtë të drejtë një muaj e ca pas ndryshimit të Ligjit për nënshtetësi, ndryshime për të cilat koalicioni Aleanca-Alternativa e bllokuan Parlamentin me amendmente. Çuditërisht, Idrizi nuk ka falënderuar ato, por ka falënderuar funksionarë të BDI-së, që jo njeher kishin deklaruar se ndryshimet e propozuara janë propozim i opozitës për përfitime politike.
“Më në fund ma kthyen shtetësinë të cilën ma kishin mohuar.
Tani u pajisa edhe me pasaportë të këtij shteti dhe për këtë më duhet të falënderoj njerëzit që kontribuan në këtë që kjo të ndodhë, prej Ali Ahmetit, Talat Xhaferit, Artan Grubit, Nazim Bushit, e deri te ndihmësministri Xhevdet Azizi, i cili kreu një punë të mrekullueshme dhe me të cilin duhet të krenohen shqiptarët në këtë shtet për profesionalizmin e tij”, tha për gazetën KOHA, Enver Idrizi.
Me analizuar më thell, pasi që Ali Ahmeti, Talat Xhaferi e të tjerët tani 20 vite janë në pushtet, i bie se meqë tani i kanë ndihmuar, deri tani e paskan penguar Enver Idrizin ta marë nënshtetësinë. Mirëpo mediumet shqiptare në Maqedoninë e Veriut zakonisht nuk hyjnë në analiza kaq të fella, si mediumet në Kosovë e Shqipëri, por edhe ato në gjuhën maqedonase në Maqedoni. Sipas disa ekspertëve, shkak është edhe presioni me të cilin përballen mediumet shqiptare nga pushteti që thuhet se ka kontroll të fuqishëm mbi pushtetin gjyqësor.
Nga koalicioni ASH-AAA nuk e komentojnë këtë qendrim të kampioniy Idrizi, duke shtuar se për është me rëndësi që angazhimi i tyre dha rezultate dhe tani po përfitojnë qytetarët që kanë pasur probleme me shtetësinë. Nga ky koalicion nuk fshehin gëzimin që kampioni boteror Enver Idrizi është ndër të parët që ka përfituar.