May 8, 2024
Kosovë

Kamberi: Në Beograd festuam 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, sot është festuar 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili tha se festa u organizua nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

“Në Beograd, në Zyrën e Republikës së Kosovës, në manifestimin për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga Ambasadori Jetish Jashari”, shkroi Kamberi, transmeton Klankosova.tv.

Të pranishëm në festë ishin edhe Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe këshilltarja politike për Luginë, Ardita Sinani.