Kallëzim penal kundër firmës importuese dhe doganierit për rastin e telefonave celularë
Departamenti për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore ka paraqitur kallëzim penal kundër personit juridik dhe drejtuesit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Mashtrim doganor”.
Gjithashtu, Departamenti për përgjegjësi profesionale pranë Drejtorisë doganore ka parashtruar kallëzim penal kundër doganierit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” të dënueshme nga neni 353 paragrafi 4 i Kodit Penal.
“Kallëzimi penal kundër personit juridik dhe drejtuesit është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të “Mashtrimit doganor”, në mënyrë që i pandehuri ka tentuar të importojë mallra të ndryshme nga malli në deklaratën doganore të zhdoganuar dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm Buxhetit të RMV-së”.
“Kallëzimi penal kundër doganierit është bërë për shkak të dyshimit se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, në mënyrë që duke mos kryer detyrën zyrtare nuk ka vepruar në përputhje me ligjet në fuqi dhe rregulloret e Drejtorisë doganore dhe mundësoi mbledhjen e taksave doganore dhe të tjera në shumë më të vogël se sa është dashur të arkëtohet realisht dhe me këtë i ka shkaktuar dëm buxhetit të RMV-së. Gjithashtu, ndaj doganierit është bërë edhe pezullim nga posti”, thonë nga Drejtoria e Doganava.
Në fund gjithashtu thonë se kanë angazhime të sinqerta në luftën për zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe se kushdo që ka gabuar para ligjit duhet të përgjigjet.