September 16, 2024
Maqedoni

Ka ndërruar jetë pishtari i arsimit nga Sllupçani, Shukri Dehari

Ka ndërruar jetë pishtari i arsimit nga Sllupçani, Shukri Dehari. Ja si e kujton ish nxënësi i tij, Bajram Ramadani:
Nuk është e thjeshtë të fitosh epitetin MËSUES, dhe të njihesh me atë epitet gjatë gjithë jetës. Mësuesi Shukë një kohë të shkurtër më ka dhënë mësim në shkollën fillore. E mbajë në mend që atëherë për seriozitetin dhe përkushtimin që kishte në punën që e bënte. Ruaj shumë mësime dhe fjalë nga mësuesi Shukë. Më pas ishte një mik shumë i dashur dhe i respektueshëm, një kohë të gjatë vizitoheshim mes vete, dhe ja sot paskësh qenë dita e fundit e tij. Allahu të mëshiroftë mësues. #br