September 28, 2024
Maqedoni

Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit dibran, Besnik Pilku

Në Dibër, sot pas namazit të drekës, i jepet lamtumira e fundit Besnik Pilkut, legjendës së futbollit dibran, i cili të martën ndërroi jetë në moshë 71 vjeçare.
Ngushëllimeve të shumta me rastin e ndarjes së tij nga jeta u është bashkuar edhe Klubi futbollistik Korabi nga Dibra.

“U prehsh në paqe, Besnik Pilku!
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të ish/futbollistit të Klubit Futbollistik Korabi.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në ngushëllimin e KF Korabi të publikuar në faqen zyrtare të këtij klubi.

Karrierën e tij futbollistike në KF Korabi, Besnik Pilku e ka ndërtuar në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, duke u bë pjesë e sukseseve të klubit të njohur dibran.