Maqedoni

Ka ndërruar jetë ish deputeti në Parlamentin turk me prejardhje nga Shkupi

Ka ndërruar jetë në Bursa të Turqisë, Nijazi Pakyürek.

Nijaziu, me prejardhje shqiptare, në jetën e tij me dinjitet mes tjerash kreu edhe detyrën e deputetit në Parlamentin Turk, ishte njeriu që vëndoi fundamentet e bashkëpunimit të shqiptarëve të Turqisë me vendlindjen, transmeton portali lideri.mk, gjegjësisht Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, si dhe ishte ura lidhëse e vëllazërimit të Komunës së Çairit dhe Qytetit të Bursës.

Me këtë rast ka ngushëlluar ish kryetari i komunës së Çairit, aktualisht kryetar i Lëvizjes Demoratike, Izet Mexhiti.

“Me dhimbje të thellë sot pranova lajmin se miku im, Nijazi Pakyürek ishte ndarë nga jeta.

Nijaziu me prejardhje ishte nga Nerezi i Shkupit, ndërsa unë gjithmonë do ta mbaj mend si një burrë i fjalës, vizionar e i urtë!

Zoti ia faltë xhenetin ndërsa të gjithë familjarëve, miqve dhe bashkëkombasve tanë në Turqi u shpreh ngushëllime!”, ka shkruar mes tjerash Mexhiti./Lideri