Maqedoni

Ka ndërruar jetë hoxha i mirënjohur nga Likova, Hfz. Bajram Ajeti

Në moshë 62 vjeçare ka ndërruar jetë sot pasdite hoxha i mirënjohur nga Likova, Hfz. Bajram Ajeti.
Ai ishte me dekada imam në këtë fshat, duke lënë gjurmë të pashlyera në jetën fetare, kulturore, sportive dhe intelektuale në Likovë e më gjerë.
Ka qenë për një periudhë profesor në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, si dhe vite me radhë profesor në Universitetin e Novi Pazarit.

Hfz. Bajram Ajeti rrjedh nfa familje me rradita intelektuale, fetare e kombëtare. Babai i tij Hfz. Refik Ajeti ka qenë i njohur në gjitha trevat islame, sepse edhe pse i verbër që nga fëmijëtia, asnjëherë nuk harroi vargjet Kuranore dhe ishte ndër hafizët më të përgatitur.

Ndryshe, Pas mbarimit të fakultetit islamik në Sarajevë Bosnje dhe Hercegovinë me noten më të lartë, Hfz Bajram Ajeti në shenjë respekti ,për mbarimin e fakultetit e ka kënduar , tërë Kuranin para profesorëve të medresesë Gazi Husrev beg prof. të fakultetit të shkencave islame, nxënësve dhe studentëve. Hfz Bajram ajeti më 28.11.1991 në Sarajevë e ka kënduar têrë Kur anin përmendësh në një afat kohor më të shpejt se ç do kush tjetër edhe ate, për 7 orë e 23 min. Si student në ish republiken Jugoslave.Hfz Bajram Ajeti është biri i të ndjerit Hafiz Refik Ajetit që njihet si mësues më i mirë I Kuranit në trevat tona,ku ka promovuar nxënësit më të mirë në tërë ballkanin, dhe rrugën e të ndjerit Hfz Refik Ajetit po e ndjekin edhe sot e kësaj dite familja e Hfz Refikut .Hfz Bajram Ajeti është magjistër i drejtimit” Mënyrat e leximit të Kur anit” ,dhe në shtatorë të këtij viti mbron temën e Doktoraturës ” 10 mënyrat e leximit të Kur anit të sures Ali Imran dhe sures NIsaë ” pranë Universitetit INTERNACIONAL NOVI PAZAR SËRBIJA. Ai është ligjerues në Universitetin INTERNACIONAL NOVI PAZAR SËRBIJA ,dhe me hapjen e Disperzimit të këtij Universiteti në Preshevë është caktuar ligjerues po në këtë Universitet .Mr.sc Bajram Ajeti është edhe ,anëtarë i komisionit në ligën botërore të Kur’ani kerimit ,si dhe imam në Xhaminë e Epërme të Likovës.

Redaksia e Rubrika.mk, ka zbuluar në arkivat e Univerzitetit Islamik në Sarajevë, publikimin e vitit 1991 për Hfz Bajram Ajetin , si dhe shumë mediume të shkruara Hfz Bajram Ajetin ,e kan quajtur si një gjeni i asaj kohe.