Ka filluar debati për interpelancën ndaj Xhaferit, seancën e udhëheq Misovski
Me 82 vota për nga 84 të pranishëm, deputetët miratuan rendin e ditës për seancën e sotme plenare me një pikë të vetme – interpelancën ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Në fillim të seancës, Xhaferi tha se ka propozuar që interpelanca të jetë pika e vetme sot, dhe se ajo zgjat gjithë ditën dhe përfundon në mesnatë.
“Të gjitha spekulimet se do të ketë/nuk do të ketë kuorum, se interpelanca do të shmanget kanë rënë në ujë. Për hir të korrektësisë, për shkak se kjo pikë më referohet mua, pas miratimit të rendit të ditës, seanca do të drejtohet nga nënkryetari Misovski”, tha Xhaferi.
Opozita shpalos kritika kundër Xhaferit, kundërpërgjigjen të BDI-së
Deputetët e VMRO-DPMNE-së gjatë fjalimeve në seancën për interpelancë kundër kreut të Kuvendit adreson kritikat e tyre në lidhje me siç thonë ata lëshimet dhe shkeljet ligjore të Xhaferit. Xhaferi i hodhi poshtë akuzat ndërsa deputetët e BDI-së i kundërpërgjigjen çdo fjalimi të opozitës.