Jepni udhë arsyes dhe jo inateve!
Zejnepe Alili Rexhepi
E tërë “lufta” mediatike në Kosovë, e përqendruar në sulmet ndaj Qeverisë KURTI (në formim), duket e pakuptimtë, e dhimbshme, por më se e vërtetë, fatkeqësisht!
Opozita politike në Kosovë, këmbëngul në mosvotimin e presidentes së shtetit, znj. Vjosa Osmani, edhe pse kur kjo opozitë ishte në pushtet e pati shumë më të lehtë KOMPROMISIN për:
-heshtjen e gjenocidit serb në Kosovë;
-anashkalimin e viktimave të luftës, kufomat e të cilëve nuk u gjetën kurrë;
-demarkacionin e kufirit me Malin e Zi;
-joreciprocitetin me Serbinë;
-realizimin e “trysnive” të Grenell-it;
-anashkalimin e pakënaqësive të shqiptarëve për vite me radhë, derisa të lodhur, të rinjtë u larguan masovikisht nga vendi;
-rrëzimin e Qeverisë Kurti I, akt, të cilin qeveria që erdhi në pushtet, ia mveshi vetes si arritjen më të madhe;
-koalicionin dhe përkëdheljen e Listës sërbe, pa të cilën nuk kishte “lezet” qeveria e tyre, etj.
E tani, KOMPROMIS nuk bëjnë veç për një gjë!
Për ta votuar Presidenten dhe Qeverinë Kurti II, edhe pse personalitete si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani (dhe jo vetëm), dy politikanë të admiruar nga shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe Mërgata (me votë) dhe shqiptarët në terrioret tjera etnike (me zemër).
Tandemit Albin – Kryeministër dhe Vjosa – Presidente, të cilëve populli ua dha votën, e Ju deputetë të opozitës, duhet t’u jepni mbështetje!
ATA janë shpresa e të gjithë neve!
Opozitë shqiptare, mos e shkruani gabimisht historinë tuaj! Nuk ngrihet askush si hero, nëse e pengon shpresën e popullit, e populli kësaj radhe ishte me Albinin e jo me Ju dhe Listën serbe. Mos u futni në borxhe që s’mund të lahen as me jetë të jetëve!
JEPNI UDHË ARSYES DHE JO INATEVE!