Jemi të shqetësuar për situatën në Kosovë, kryeministri Kurti ka mbështetjen e të gjithëve për mbrojtjen e sovranitetit
Me vëmendje po i ndjekim ngjarjet në Kosovë, ta them sinqerisht jemi pak edhe të shqetësuar, deklaroi kryetari (u.d.) i ASH-së, Arben Taravari.
“Sipas analizave tona, por edhe shumicës së partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Albin Kurti ka përkrahjen e pakontestueshme, jo vetëm në Kosovë, por edhe të partive politike në RMV, flas konkretisht për Aleancën për Shqiptarët. Rendi, Kushtetuta dhe sovraniteti i shtetit patjetër të mbrohen, unë mendoj se në këtë vijë janë edhe partnerët tanë strategjik ndërkombëtarë, si SHBA dhe BE”, deklaroi Taravari.
Ai theksoi se beson dhe shpreson se së shpejti do të gjindet një zgjidhje afatgjate me të cilën asesi nuk guxon të cënohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës.