Shqipëri

Jasmina Memelli prezantohet si zëdhënëse e presidetit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Në funksion rritjes së transparencës ndaj opinionit, Partia e Lirisë ka prezantuar Jasmina Memelli si zëdhënëse të presidentit të partisë, Ilir Meta.

“ Shumë urime znj.Jasmina Memelli, e cila sot u prezantua si Zëdhënëse e Presidentit të Partisë së Lirisë.

Besoj se me profesionalizmin dhe përvojën e saj në fushën e medias do të japë një kontribut të çmuar për të shtuar transparencën e komunikimit tonë me publikun, si edhe për afirmimin e 5 Prioriteteve tona për 4 milionë shqiptarë plus”, ka uruar Meta me këtë rast.