May 5, 2024
Shqipëri

Fiton koncepti i Vjosës dhe Albinit: Rama e harron “Open Balkan”, falendëron Scholzin për Procesin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij me rastin e kongresit të sotëm të SPD-së në Berlin.

Rama ka thënë se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një prej sukseseve të aleatëve gjerman. Tutje Rama ka thënë se Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunim e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

”Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar bashkë me presidentin serb, Aleksander Vucic kanë qenë promotorër kryesor të idesë së Ballkanit të Hapur. Megjithatë marrë parasysh mungesën e gjithpërfshirjes dhe zbehjen e asaj nisme, tashmë koncentrimi dhe sytë janë kthyer kah Procesi i Berlinit, proces ky që Shqipëria ka qenë nikoqire e Samitit të fundit.