Maqedoni

Janë konfirmuar shtatë kandidatë për president të Maqedonisë së Veriut, vazhdon procedura e mbledhjes së nënshkrimeve

Presidenti aktual Stevo Pendarovski dhe profesoresha Gordana Siljanovska Davkova këtë fundjavë edhe zyrtarisht morën mbështetjen e partive të tyre për kandidaturën për president të shtetit, por edhe nga qytetarët, pasi mblodhën 10.000 nënshkrimet e nevojshme.

Deri tani janë konfirmuar shtatë kandidatë për president të vendit me nënshkrime civile, ndërsa për katër të tjerë procedura vazhdon dhe përfundon më 8 mars në mesnatë.

Amir Rrahmani e ka lëshuar fushën i dëmtuar në përballjen ndaj Juve…Ibishi: Fletarrestet e Rusisë ndaj zyrtarëve të Kosovës nuk do të z…Arsyetimet shabllon të aktgjykimeve, shkak edhe mbingarkesa e gjyqt…Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të ri, teksa shfaqe…Lipjan, gjendet i vdekur në rrugë një 70-vjeçar…
LSDM dje informoi se në kohë rekord, për më pak se pesë orë, janë mbledhur 10.000 nënshkrime të qytetarëve në mbështetje të kandidaturës për mandatin e dytë të Stevo Pendarovski. Mbrëmë partia në pushtet konfirmoi mbështetjen e saj për Pendarovskin në Kongres.

Edhe OBRM-PDUKM opozitare njoftoi se nga ora 08:00 deri në ora 12:00 janë mbledhur 12.000 nënshkrime për kandidaten e tyre presidenciale Gordana Siljanovska-Davkova, për të cilën pardje mbajtën konventë mbështetëse.

10.000 nënshkrimet e nevojshme deri më tani i kanë siguruar lideri i “ZNAM” Maksim Dimitrievski, ministri aktual i Punëve të Jashtme Bujar Osmani kandidat i BDI-së, Arben Taravari kandidat i partive opozitare shqiptare në koalicionin “VLEN”, kryetari i GROM-it Stevçe Jakimovski dhe Biljana Vankovska kandidate e “Të majtës” .

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa i dyti më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon më 4 prill, ndërsa për zgjedhjet parlamentare më 18 prill.