Maqedoni

“Janë gjuajtur mbi 20 plumba” – Pamjet e para nga vendi ku u vra 39 vjeçari nga Shkupi (VIDEO)

Foto: EPT1
Mediat greke raportojnë për vrasjen e orëve të para të mëngjesit në Halkidiki, ku mbeti i vrarë 39 vjeçari nga Shkupi, Orhan Bajrami i njohur si “Oki”, përcjell KlanM. Shoku i tij, 45 vjeçari Sead Slezoviç ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros.

Në një raportim të EPT news thuhet se policia greke po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa ende nuk ka ndonjë pistë hetimi për t’i gjetur vrasësit, të cilët kanë qenë me maska.

Sipas informacioneve fillestare, sulmuesit me maska kanë gjuajtur mbi 20 plumba në drejtim të dy shtetasve të Maqedonisë.