Ja si është lënë në harresë muzeu i UÇK-së në Çair
Kjo që shihni në foto është muzeu i UÇK-së në Çair, një muze i cili nga pamjet shihet qartë që është lënë në harresë nga shteti.
Në brendësi të mureve të kësaj shtëpie, qëndrojnë fotografitë e dëshmorëve të kombit shqiptar.
Aty është edhe flamuri kuqezi i Isa Boletinit.
Por flamuri i vendosur në hyrje ka rënë gati për tokë.
Muzeun e Lirisë po e mbulojnë barishtet pasi nuk ka asnjë njeri që kujdeset, ndonëse çdo vit caktohen 10000 denarë për mirëmbajtjen e tij. Lind pyetja: Ku shkojnë këto lek, dhe pse është ky muze në këtë gjendje?/news33