May 3, 2024
Maqedoni

Ja sa raste me covid u regjistruan sot në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1876 teste të kryera janë regjistruar 185 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 99 vetëm në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 523 pacientë, njofton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.408 raste, prej të cilëve 174.148 janë shëruar, kurse 6719 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 11878 raste aktive me virusin korona.