Ja sa përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza ne Maqedonine e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 5,246 doza vaksine, nga të cilat 1,253 janë aplikuar si doza e parë, 3,897 janë rivaksinuar, ndërsa 96 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
Nga MSH thonë se deri më 4 tetor, gjithsej 791.141 qytetarë u vaksinuan, 737.979 janë rivaksinuan, ndërsa 425 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë.
53% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar dhe 32% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, dhe me dy doza mbulon 44% të qytetarëve mbi 18 vjeç”.
“Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin janë vaksinuar, 35% e popullsisë së përgjithshme janë vaksinuar me dy doza”, thonë nga MSH.