May 3, 2024
Rajon - Botë

Izraeli kryen një tjetër sulm kundër caqeve të dyshuara të Hamasit

Ushtria izraelite ka njoftuar, të premten, se forcat e saj, të mbështetura nga avionët luftarakë dhe dronët, kanë kryer një sulm tjetër në Rripin e Gazës.

Aksioni kishte në shënjestër caqet e dyshuara të Hamasit në periferi të qytetit të Gazës. Trupat ushtarake dolën nga zona në fund të operacionit dhe nuk pësuan lëndime.

Ushtria bëri të ditur se veprimi u krye për ta përgatitur fushën e betejës përpara një pushtimi tokësor të pritshëm. Lufta Izrael-Hamas, në ditën e saj të 21-të të premten, filloi pasi militantët e Hamasit nga Rripi i Gazës sulmuan Izraelin, raportoi AP.

Deri më tani janë vrarë rreth 7 mijë palestinezë në Gaza dhe 1.400 në Izrael, sipas të dhënave të tyre, e më shumë se 220 izraelitë të tjerë janë marrë peng nga grupi Hamas.