May 6, 2024
Rajon - Botë

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, ndërpritet shërbimi i komunikimit dhe internetit

Derisa janë intensifikuar sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë, njoftohet se janë ndërprerë shërbimet e komunikimit dhe internetit në rajon, transmeton Anadolu.

Kompania e Telekomunikacionit të Palestinës dha një deklaratë lidhur me këtë çështje. Në deklaratë thuhet se “Izraeli ka ndërprerë linjat e komunikimit dhe se për këtë arsye në Gaza janë ndërprerë plotësisht të gjitha shërbimet e komunikimit dhe internetit”.
Deklaratë nga “NetBlocks”

Kompania globale për monitorimin e internetit që mbledh të dhënat për të drejtat dixhitale, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e internetit “NetBlocks” njoftoi se në Rripin e Gazës është ndërprerë komunikimi dhe interneti.

Në një postim nga platforma e medias sociale X e kompanisë thuhet: “Të dhënat e drejtpërdrejta të rrjetit tregojnë se ka rënie të re në lidhjen në Rripin e Gazës dhe se ‘Paltel’ i cili është operatori i fundit që ofron shërbim në rajon është prekur nga kjo në masë të madhe. Kjo do të jetë ndërprerja e tretë e telekomunikacionit në rajon që nga fillimi i konfliktit”.