June 24, 2024
BallinaMaqedoni

Izet Mexhiti: Votuesi na e dha shansin për të qeverisur

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në Click Plus ka deklaruar se me zgjedhjet e fundit, qytetari – votuesi ka dalë në piedestal.

Sipas Mexhiti, Frontin Europian e dërgoi në opozitë, ndërkaq koalicionit opozitar VLEN i tha – “ja ku e keni shansin”.

“Votuesi ka dalë tani në piedestal. Ata i ka dënuar dhe i ka çuar në opozitë kurse ne na thanë – ja ku e keni shansin – nëse punoni, mirë, nëse nuk punoni do ta merrni dënimin sikur këta (Fronti Europian)”, tha Mexhiti./TV21